A e transmetojnë fëmijët COVID-19 te të rriturit?
Nga mjekja Blerta Brati
Transmetimi nga fëmija në fëmijë është i rrallë nëse zbatohen masat e distancës fizike dhe higjienës!
Shkollat nuk ka gjasa të jenë mjedise më të favorshme për përhapjen e virusit sesa ambientet e punës ose ato profesionale.
Në kohën e lirë, “Shumica e fëmijëve të infektuar që shkojnë në shkollë do të ishin infektuar, përmes ekspozimit brenda-familjes ndaj një rasti të dyshuar ose të konfirmuar tek një i rritur!
Fëmijët e vegjël nuk janë shumë aktivë në zinxhirin e transmetimi te koronavirusit, rreziku i transmetimit ekziston kryesisht nga i rrituri te i rrituri, nga i rrituri te fëmija por rrallë nga fëmija te i rrituri dhe nga fëmija te fëmija.
Kjo do të thotë që fëmijët në çerdhe, kopshte dhe fillore, nuk kanë gjasa të kontaminojnë njëri-tjetrin. “Për të zvogëluar rrezikun e ndotjes, mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme për fëmijët nga 6 vjeç”
Për të mbrojtur fëmijët:
- Mësojini të lajnë duart,
- Mësojini të teshtijnë në pjesën e brendshme të bërrylit
- Mësoji si mbahet e përdoret maska
- Vazhdoni vaksinimin sipas skemës në përputhje me moshën
Për fëmijët me patologji te tjera, që ndihen më të rriskuar, nuk ka ndonjë shqetësim të veçantë.
Atyre duhet t’i kushtohet e njëjta vëmendje si gjatë një epidemie të gripit. Gjëja më e rëndësishme është të respektoni “masat pengesë”: gjithmonë lani duart mirë, shmangni vendet e mbushura me njerëz dhe njerëzit e sëmurë që kolliten “, thotë pediatri Fabienne Kochert.

Leave a Reply