Testimi për HIV, vetëm 1% e të rinjve shqiptarë e kanë kryer
Të rinjtë mund të jenë në rrezik të shtuar për të marrë infeksionin HIV në varësi të një numri faktorësh. Disa prej tyre mund të ngurrojnë dhe të mëdyshen për të shfrytëzuar shërbimet dhe pikat e kujdesit shëndetësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për tema delikate si planifikimi familjar, shëndeti seksual në përgjithësi dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme si HIV/AIDS në veçanti.
Vetëm 1 përqind e të rinjve në Shqipëri janë testuar gjatë vitit të kaluar dhe i kanë marrë rezultatet e testit HIV. Rreziqet nga ky virus janë të shumta, ku disa prej tyre që duhen pasur parasysh janë infeksionet seksualisht të transmetueshëm (STI), si sifilizi, herpes gjenital, klamidia ose gonorreja; Një jetë seksuale e pambrojtur, sidomos me partnerë të shumtë. Ndërsa në lidhje me rreziqet që lidhen me praktikat e ndryshme seksuale, marrëdhëniet anale mbartin më shumë rrezik, për shkak të faktit se rreshtimi i anusit është i hollë, duke i lejuar HIV-it të hyjë në trup.
Studimi demografik shëndetësor 2017-2018 i realizuar dhe me mbështetjen e UNFPA Albania paraqet informacion për përqindjen e të rejave dhe të rinjve seksualisht aktivë të moshës 15-24 vjeç që ishin testuar për HIV dhe që i kishin marrë rezultatet gjatë 12 muajve që i paraprinë studimit.
Rezultatet e ADHS 2008-09 tregojnë se vetëm 1 përqind e të rinjve në Shqipëri janë testuar gjatë vitit të kaluar dhe i kanë marrë rezultatet e testit. Duke qenë se testimi për HIV nuk është bërë diçka e zakonshme për të rinjtë, ndryshimet nga grupi në grup janë të pakta.
Sidoqoftë, të rinjtë dhe të rejat në zonat urbane dhe ata me arsim të lartë ka më shumë të ngjarë që të jenë testuar dhe t’i kenë marrë rezultatet gjatë vitit të kaluar. Për të qenë të sigurt për shëndetin pas kontakteve seksuale me partnerët tuaj, preferohet testimi për HIV. Testi zbulon praninë e antitrupave në organizëm. Antitrupat paraqiten brenda (2-12) javëve pas infeksionit. Prandaj, që testi të jetë i sigurt, duhet të bëhet së paku pas 12 javësh pas kontaktit me virusin e maksimalisht brenda 6 muajve .
Testimi përcakton;
* Testi e përcakton praninë e antitrupthave ose antigjeneve HIV1/2 në gjak ose në lëngje trupore.
* Periudha e dritares:paraqet periudhën kohore në mes të infeksionit inicial me HIV dhe kur organizmi përgatitet për përgjigje të matshme humorale.
* HIV testet janë grupuar në tri kategori:
– Skrining testet
– Testet vërtetuese apo shtesë ”Westen blot”
– Testet për skriningun e antigjeneve

Leave a Reply