Klasa paralindje për të përgatitur nënat e reja
Nënat e reja që presin të bekohen me fëmijë janë bërë pjesë e një klase paralindje, të zhvilluar për herë të parë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në ambient të hapur. Mjekët e këtij materniteti folën për rëndësinë e edukimit të nënave, për të pasur fëmijë sa më të shëndetshëm.
Gratë shtatzëna patën mundësi të marrin informacion mbi ecurinë e shtatzënisë, problemet e saj, lindjen, si të sillen me beben, mënyrat e ushqyerjes etj.
Kjo ide është mirëpritur dhe vlerësuar shumë nga nënat e reja shtatzënë të cilat gjatë vizitave që bëjnë tek gjinekologët që i ndjekin, nuk kanë mundësi të marrin shpjegim për çdo paqartësi që kanë apo të heqin dhe frikën kur janë në muajt e fundit të shtatzënisë.

Leave a Reply