Pse gjidhënia është esenciale?
Për nënat që ushqejnë fëmijët me gji, qumështi i gjirit është shumë i rëndësishëm për rritjen normale të fëmijës. Ndonjëherë ka nëna që e largojnë fëmijën nga gjiri menjëherë pas lindjes, por duhet të dini së foshnja duhet të këtë ushqim adekuat për shëndetin.
Shqetësimet e nënave shfaqen atëherë kur nuk kanë qumësht të mjaftueshëm në gjinjtë e tyre, apo nuk formohen thithka me kohë. Për këtë është më mirë që, kur foshnja është e vogël, të përdoret pompa dhe qeset për ruajtjen e qumështit të nënës, pasi që në atë kohë gjiri prodhon më shumë qumësht dhe nuk duhet lejuar që qumështi të qëndrojë gjatë në gji, të prishet dhe të humbet vitaminat që ka.
Pse jo, është mirë që këtë qumësht ta ruani edhe në frigorifer, në mënyrë që ta përdorni më vonë. Është esenciale që fëmija të pijë, sidomos 3 muajt e parë të jetës, qumështin e gjirit të nënës. Nëse fëmija mësohet që të pijë nga cucllat, atëherë është mirë që vazhdimisht ta përdorni pompën dhe qumështin që e nxirrni nga gjiri t’ia jepni fëmijës tuaj. Është më rëndësi po ashtu se si e ruani qumështin. Duhet të kuptoni se edhe qumështi i gjirit duhet të jetë i freskët para se të ushqeni beben. Nëse e lini atë në një dhomë sa është temperatura e qumështit, atëherë nuk duhet që ta lini më shumë se 3 deri në 8 orë.
Por, nëse e lini në frigorifer apo në ndonjë qese që përdoret enkas për ruajtjen e qumështit, atëherë duhet ta lini nga 3 deri në 8 ditë. Kjo metodë preferohet të përdoret nga nënat e reja, thithka e të cilave formohet më ngadalë dhe bebja ka vështirësi për të marrë qumështin nga gjiri. Pas tre katër muajve, nëse ju ndalet gjiri, atëherë mjekët preferojnë të merrni ushqime të tjera për fëmijët, varësisht nga ajo së çfarë ju sugjerojnë ata.
Burimi: Faqja zyrtare e Maternitetit Koço Gliozheni

Leave a Reply