Çfarë shenjash japin kistet e vezoreve?
Përgjigjet Dr. Elton Peci, mjek obstetër-gjinekolog
Në shumicën e rasteve kistet e vezoreve nuk shkaktojnë simptoma dhe gratë nuk e kuptojnë që kanë një kist. Në disa raste ato mund të shkaktojnë:
- Ndjesi presioni, fryrje apo dhimbje në bark.
- Dhimbje në fund të barkut.
- Çrregullime në urinim.
- Dhimbje gjatë kontaktit seksual.
- Dhimbje gjatë periodave.
- Rritje në peshë.
- Çrregullime të menstruacioneve.
- Të përziera dhe të vjella.
- Dhimbje gjoksi.
- Infertilitet.

Leave a Reply