HIGJIENA INTIME GJATË SHTATZËNISË
Shtatzënia është një periudhë e ndryshimeve të mëdha për çdo grua: çrregullimi hormonal ndihet në të gjithë trupin, madje edhe në pjesët intime.
Pjesët intime gjatë shtatzënisë janë në fakt shumë të ndjeshme, meqenëse ndryshimet hormonale (sidomos rritja e estrogjenit) mund të shkaktojnë një çekuilibër të florës bakteriale.
Duhen ndjekur rregullat e higjienës së duhur çdo ditë, e rëndësishme kjo për ruajtjen e mirëqenies intime dhe parandalimin e acarimit ose infeksionit. Higjiena e duhur personale është baza për një shtatzëni të mbarë.
Këtu janë disa rregulla për të shmangur sëmundjet dhe çrregullimet intime:
- Zgjidhni një detergjent me pehash fiziologjik, çdo sapun do të ishte shumë agresiv dhe mund të shkaktojë ndryshime në pehashin natyral.
- Sekrecionet e bardha janë krejtësisht të natyrshme dhe gjatë shtatzënisë mund të shtohen, por ju vetëm kujdesuni nëse ato kanë erë të keqe: mund të jenë simptoma të infeksioneve që nuk duhen lënë pas dore dhe duhet të trajtohen me terapi më të përshtatshme.
- Pastrimi shumë i shpeshtë, madje edhe me detergjent intimë, rrezikon të kompromentojë fiziologjinë normale të mukozës gjenitale.
- Në këtë moment delikat është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje të brendshmeve: sigurohuni që të jenë material pambuku dhe jo të ngushta. Mjekët rekomandojnë që të zgjidhni veshje të rehatshme që ju lënë të lirë për të lëvizur./JoTabu.al

Leave a Reply