Pyet specialistin: E kam njërin gjoks si me majë…
Përshëndetje! Jam djalë dhe kam një problem me gjoksin. E kam gjoksin e madh dhe si me majuc. Kjo gjë më shqetëson shumë. Çfarë mund të kem, sepse kjo po më lodh psikologjikisht shumë. Faleminderit!
Përgjigjet Lulzime Gurra, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore nr.1, Tiranë.
Duhet të bëjë një analizë që quhet analiza e prolaktinës (prolaktinemi). Ata që e kanë nivelin e prolaktinës pak të rritur, e kanë dhe gjoksin pak të madh. Kjo ndodh për shkak të çrregullimeve hormonale, por mund të jetë edhe vetë konstrukti i tillë. Është analiza e prolaktinës ajo që bën përjashtimin dhe në bazë të rezultatit japim më pas edhe mjekimin përkatës./ JoTabu.al

Leave a Reply