A ndikon veshja në problemet gjinekologjike?
Përshëndetje! Doja të pyesja një mjek gjinekolog për një pyetje që më krijon shpesh debat. Pantallonat me shtat të shkurtër dhe të ngushta a ndikojnë në shfaqjen e problemeve gjinekologjike?
Përgjigjet mjeku gjinekolog, Rustem Celami
Pantallonat e ngushta dhe me shtat të shkurtër janë faktor ndihmues për infeksionet vaginale. Veshja e të brendshmeve të nailonit pa një shtrese pambuku në pjesën e kontaktit me organet gjenitale, çon gjithashtu në prirje për të krijuar terren për myk vaginal. Ndaj është e rëndësishme që veshja jo thjesht të jetë e modës, por edhe të respektojë trupin tuaj. Në fund të fundit, nëse trupi nuk është në rregull, asnjë veshje nuk ka rëndësi.

Leave a Reply