Po! Zëri i grave ndryshon gjatë ciklit menstrual
Gjatë ciklit menstrual në trupin e femrës ndodhin shumë ndryshime, ku një prej tyre është zëri. Po, zëri i grave ndryshon gjatë fazave të ciklit menstrual, por në një mënyrë shumë të lehtë.
Gjatë këtij muaji ndryshon përqendrimi i hormoneve seksuale femërore, estrogjeneve dhe progesteronit. Ndryshimet ndikojnë, në mënyrë të lehtë, edhe në mukozën e kordave zanorë, të cilët modifikojnë elasticitetin e tyre. Këngëtarët janë të vetëdijshëm për këtë, nga lodhja vokale dhe humbja e forcës, por dëgjuesit nuk i perceptojnë ndryshimet.
Gjatë ditëve të ciklit menstrual, gjatë rrjedhjes menstruale, rritet masa e kordave të zërit që çon në një lodhje të lehtë të tyre. Ky është edhe shkaku i ndryshimit të zërit.
Zëri, megjithatë, ndryshon shumë më shumë gjatë jetës: pas menopauzës, për shembull, ulet estrogjeni dhe zëri bëhet më mashkullor. Pra, janë disa faza gjatë jetës ku njeriut i ndryshon zëri, por ajo që shumë pak e dinë dhe e kuptojnë, është se femrave u ndryshon zëri edhe gjatë ditëve të ciklit menstrual.

Leave a Reply