Si munden prindërit adoleshentë të sensibilizojnë të rinjtë për marrëdhënie të shëndosha?
A mendoni se është diçka e mirë nëse prindërit adoleshentë flasin me të rinjtë rreth shtatzënisë në këtë moshë? Precious Jackson ende mban mend çfarë ndjeu kur mbeti shtatzënë në moshën 15 vjeçare. Kjo eksperiencë që ka kalaur e ka motivuar të ndihmojë gratë e reja, qofshin ato shtatëzëna apo jo.
Jackson është një nga 44 të rinjtë që u bënë prindër në moshë të re dhe që punojnë ne një iniciativë të edukimit bashkëmoshatar që vepron kryesisht në Londër dhe në Midlands Perëndim. Ata shkojnë tek nxënësit e moshës 13-17 vjeç, për të treguar realitetin e shtatzënisë në adoleshencë, si dhe trajtojne tema si shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe abuzimi në familje. Ajo që e bën këtë nismë unike është se udhëhiqet nga gra dhe burra, të cilët kanë qenë vetë prindër në adoleshencë.
28 vjeçarja Jackson, është një nga anëtaret më të vjetra të ekipit, e cila ka punuar për Straight Talking për tre vjet dhe tani është menaxhere e kësaj nisme bamirësie. “Nuk ka pasur një gjë të tillë kur isha adoleshente. Nuk pendohem që kam vajzën, por ndoshta do të kisha bërë zgjedhje tjeter po të kisha patur mundësi të pyesja nëna të reja atëherë”, thotë ajo.
Përveçse po shijon ndarjen e eksperiencës si u bë nënë në adoleshencë, Jackson gjithashtu po mbështet edukatorët e rinj bashkëmoshatarë që tani menaxhon nismen. “Disa prej tyre e përdorin këtë angazhim si një gurthemel që më tej të vazhdojnë të punojnë në arsim, si ponënjës të kujdesit social etj. Është përvojë e mrekullueshme për CV-të e tyre”.
Gjatë tre viteve të fundit, 50 përqind e nxënësve që mendonin se shtatzënia në adoleshencë është ‘e pranueshme’ ndryshuan mendje pasi u bënë pjesë e sesioneve. Natyrisht, kjo nuk ka të bëjë me gjykimin e atyre që gjenden në atë situatë, por të nxisë të rinjtë të mendojnë më thellë për realitetet dhe përgjegjësitë e prindërimit, pavarësisht moshës.
Hilary Pannack, shefi ekzekutiv i bamirësisë, thotë se është e rëndësishme të punohet uljen e shtatzënisë tek adoleshentet në Britani të Madhe. Normat në Britani të Madhe mbeten më të lartat në Evropën Perëndimore, me 15.5 lindje të regjistruara për 1,000 gra të reja në moshën 15 deri në 19 vjeç, krahasuar me 7.9 në Gjermani dhe 4.9 në Suedi, sipas shifrave të zyrës për Statistikat Kombëtare.
“Ata që bëhen prindër në moshë të re zakonisht kane rene pre e marrëdhënieve abuzive. Ky abuzim mund të jetë fizik, seksual, financiar dhe emocional. Lënia e vajzave të reja shtatzënë është një mënyrë për abuzuesit që të ushtrojnë kontroll, dhe vajzat kanë më pak gjasa të largohen pasi të kenë fëmijë”, thotë Pannack.
Pannack thotë se Shkalla e shtatzënisë mund të bjerë, nëse vajzat nuk qëndrojnë në shtëpi në telefonat e tyre, por të edukohen mbi pasojat dhe si te reagojne kur jane prane nje rreziku te tille.

Leave a Reply