Nuk mund të kryej marrëdhënie me të dashurën…
Përshëndetje! Kam kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën dhe gjatë aktit m’u krijua një shije e keqe, gjë e cila më bllokoi komplet. Vajza kishte problemet e saj, por jo serioze (myk). U vizitova se mendova më të keqen, por çdo gjë rezultoi mirë. Sa herë që dua të kem përsëri marrëdhënie më të, më vjen në mendje ajo shije dhe se di pse bllokohem. Çfarë duhet të bëj për problemin tim?
Përgjigjet Evin Dani, mjek androlog në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë
Ajo që konstaton pacienti për problemin e tij, në fakt është një dukuri e shpeshtë dhe kemi të bëjmë me një disfunksion erektil klasik psikologjik.
Faktori psikologjik ka të bëjë në radhë të parë me tërheqjen seksuale që ka personi karshi partnerit në bazë të instiktive dhe prezencës së hormoneve, dhe këtu veprojnë dy sisteme: simpatiku dhe parasimpatiku. Sistemi parasimpatik stimulon aktin seksual, duke bërë të mundur zgjerimin e enëve të gjakut të penisit (ereksionin), ndërsa simpatiku është i frenuar dhe bën të kundërtën. Në momentin që sistemi parasimpatik është i eksituar, sistemi simpatik vepron duke ngushtuar enët e gjakut. Pra, është si një sistem nervor alarmi, dhe në momentin që njeriu është i stresuar, ai vepron, për pasojë kemi ulje të ereksionit.
Në rastin konkret të pacientit, një nga shqisat, që është nuhatja, ka bërë që të veprojë sistemi nervor simpatik. Era e keqe ka bërë që të ngacmohet ky sistem, i cili sjell disfunksionin erektil./ JoTabu.al

Leave a Reply