A mund të kryesh marrëdhënie seksuale pa frikë edhe nëse partneri/partnerja është me grip?
Aktualisht, në çdo lajm të ditës, dëgjon një histori tragjike të ndarjes nga jeta të një personi si pasojë e gripit dhe virozave të stinës. Rastet me grip shtohen dita ditës dhe, është gjëja e fundit që do të donim të na ndodhte edhe neve.
Po sikur ju (ose partneri juaj) jeni prekur nga gripi, por nga ana tjetër ndieni nevojën për pak aksion. A është e sigurt që gripi nuk do të transmetohet edhe tek partneri/ja?
Së pari, duhet të dini si transmetohet ky virus. Gripi përhapet nëpërmjet teshtimave, kollës, frymëmarrjes, shtrëngimit të duarve apo puthjes. Këta transmetues të virusit mund të qëndrojnë rreth 24 orë në objektet e punës, 1 deri në 2 orë në çarçafë dhe 15 deri në 30 minuta në duar.
Le të kthehemi sërish tek pyetja nëse seksi është i sigurt nëse je me grip. Rreziku për t’u sëmurur ekziston nëse njëri partner ka grip.
Rregulli kryesor është të qëndroni rreth 2 metra larg një personi me grip. Prandaj, harrojeni partnerin/partneren nëse njëri nga ju ka grip./ JoTabu.al

Leave a Reply