PREZANTIMI I PORTALIT “JO TABU” PËR NXËNËSIT E KLASËS SË LËNDËVE TEKNIKE
Shoqata “Together for Life” gjatë prezantimit të platformës “JoTabu” për nxënësit e klasës së lëndëve teknike.
Portali “Jo Tabu” është një nismë e shoqatës “Together for Life”, mbështetur nga UNFPA Albania, në kuadër të Rrjetit “Zëri i të Rinjve” në Shqipëri – “Youth Voice” Network in Albania me qëllim informimin e të rinjve shqiptarë rreth edukimit mbi shëndetin seksual dhe riprodhues.
Të rinjtë treguan interes lidhur me çështjet që ky portal trajton si dhe për organizatat pjesë të rrjetit duke drejtuar pyetje të ndryshme. Interesi ishte i lartë lidhur me aktivitetet që organizatat zhvillojnë dhe temat që ato trajtojnë. U ftuan të gjithë të rinjtë të lexojnë të gjitha informacionet që ata dëshirojnë në rubrikën Rrjeti “Zëri i të rinjve”.
Të shumtë ishin ata që pyetën lidhur me rubrikën Shëndeti A-Z dhe Pyetje-Përgjigje.

Leave a Reply