Prezantimi i portalit “Jo Tabu” në Shkollën Teknike – Ekonomike
Shoqata “Together for Life”, mbështetur nga UNFPA Albania, prezantoi platformën “JoTabu” për nxënësit e Shkolla Teknike Ekonomike.
Portali “Jo Tabu” është një nismë e shoqatës “Together for Life” në kuadër të Rrjetit “Zëri i të Rinjve” në Shqipëri”, me qëllim informimin e të rinjve shqiptarë rreth shëndetit seksual dhe riprodhues.
U vërejt një interes i lartë nga të rinjtë e kësaj shkolle për çështjet që portali “Jo Tabu” trajton. Pyetjet ishin të shumta, sidomos për organizatat që janë pjesë e rrjetit, duke u intereseuar për mënyrën se si mund të bëhen pjesë dhe fushat ku këto organizata operojnë.
Interesant për ta ishte dhe shkarkimi i aplikacionit online, duke pyetur se për çfarë shërben ky aplikacion dhe a është i aksesueshëm për të gjithë telefonat celularë.
Disa nga të rinjtë u anëtarësuan pranë shoqatës “Together For Life”, duke shprehur dëshirën për të qenë pjesë e aktiviteteve pasuese që do të zhvillohen në kuadër të rrjetit “Youth Voice”.

Leave a Reply