Prezantimi i portalit “Jo Tabu” në Liceun Artistik “Jordan Misja”
Shoqata Together for Life, mbështetur nga UNFPA Albania, prezantoi platformën “JoTabu” për nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”
Portali “Jo Tabu” është një nismë e shoqatës “Together for Life”, në kuadër të rrjetit Rrjeti “Zëri i të Rinjve” në Shqipëri – “Youth Voice” Network in Albania, me qëllim informimin e të rinjve shqiptarë rreth shëndetit seksual dhe riprodhues.
Të rinjtë e kësaj shkolle treguan nje interes të lartë lidhur me kategoritë. Pyetjet që ata shtruan ishin të shumta, lidhur me infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe masat mbrojtëse. Pyetjet e tyre u mbajtën shënim, duke u siguruar se do marrin përgjigje nga specialistët sa më parë dhe këto do publikohen në portalin “JoTabu”, duke mbajtur të fshehtë identitetin e tyre.
Interes u shfaq edhe për aktivitetet e zhvilluara nga organizatat e tjera, pjesë e rrjetit “Youth Voice”. Të rinjtë e pranishëm panë si mundësi potenciale përfshirjen e tyre në aktivitete të ndryshme, sipas fushave të tyre të interesit.

Leave a Reply