Martesat në moshë të re, E.R. rrëfen: Humba rininë time
Problemet që sjellin martesat në moshë të re janë të shumta. Në Shqipëri, studimet vënë në dukje se, ndryshe nga çfarë mendohet, martesat e fëmijëve nuk i ndihmojnë vajzat të shkëputen nga cikli i varfërisë, por i bëjnë ato dhe fëmijët e tyre më të varfër. E tillë është edhe historia e 40-vjeçares me inicialet E.R, nga një qytet i vogël i Shqipërisë, e cila ndan me ne historinë e dhimbshme të jetës së saj.
Isha vetëm 15 vjeç kur familja më detyroi të martohesha me djalin të cilin e njoha në një takim. Mjaftoi ai takim që të vendosej dhe fati i jetës sime. U martuam dhe si dy të rinj që ishim unë ngela shtatzënë. Kjo për arsye se në atë kohë njohuritë dhe informacionet që kishim ishin të pakta. Ishim të dy pa eksperiencë. Një vit pas martese, unë u bëra nëna e një vajze. Isha vetëm 16 vjeçe dhe, për të rritur vajzën, u detyrova të hiqja dorë nga e ardhmja, duke braktisur kështu shkollën. Ne u rritëm të dyja bashkë, sepse dhe unë isha akoma fëmijë.
Sot ajo është 40 vjeç dhe ndjen se ka humbur rininë e saj, ka humbur shansin për një jetë më të mirë.

Leave a Reply