Çfarë kuptojmë me termin “autonomi e trupit”?
UNFPA lançon më 14 prill raportin vjetor mbi Gjendjen e Popullsisë së Botës 2021. Ekspertë, aktivistë dhe artistë nga i gjithë rajoni do të mblidhen përmes platformës Zoom për të diskutuar mbi autonominë e trupit dhe si mund të sigurojmë që çdo grua dhe vajzë të ketë të drejtën të bëjë zgjedhjet e veta në lidhje me trupin dhe të ardhmen e saj, për të thënë “Ky është trupi im!”.
Por, çfarë kuptohet me termin “autonomi e trupit”?
Autonomia e trupit është një e drejtë e njeriut, ku çdokush ka të drejtën të vendosë vetë mbi trupin e tij/saj. Sidomos për gratë, personat biseksualë ose trans, do të thotë që ata e kanë autonominë të vendosin vetë mbi trupin e tyre. Gjithashtu ata kanë lirinë e të vepruarit si të gjithë të tjerët.
“Autonomia e trupit” si një term filozofik abstrakt, daton që nga periudha e mesjetës, e përmendur nga filozofët e lashtë gratë. Për shekuj me radhë, filozofët dhe studiuesit kanë studiuar mbi të drejtat dhe ligjet, individin dhe komunitetin, dhe shtetin sovran dhe individin si një i vetëm. Në Amerikë, autonomia e trupit është përqendruar më së shumti tek të drejtat për shëndet riprodhues.
Por, edhe në vitin 2021, autonomia e trupit dhe të drejtat e shëndetit riprodhues vazhdojnë të jenë në qendër të bisedimeve politike. Shumë prej nesh, vazhdojmë të jetojmë në një botë ku vendosin të tjerët mbi trupin tonë: vendosin kur do të martohemi, na detyrojmë të bëjmë testin e virgjërisë, apo vazhdon akoma praktika e synetllëkut tek djemtë.
Nëse vajzat nuk kanë autonominë mbi trupin e tyre, ato nuk mund t’i thonë jo martesave të hershme ose të mbrohen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme ose shtatzënitë e padëshirurara, duke u mohuar kështu të drejtën për shëndet.
Nëse të rinjtë paragjykohen se po marrin informacion dhe kujdes shëndetësor mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, dhe përballen me barriera të tjera, atëherë atyre po u mohohet e drejta për shëndet. Nëse ligjet dhe politikat shëndetësore janë të cunguara dhe populli nuk e merr shërbimin si duhet, ose kur ka keqtrajtim të burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me një partner të të njëjtës gjini, punëtorëve të seksit, transgjinorëve ose personave që përdorin drogë, atëherë po pengohet e drejta për shëndet.
Vetëm duke fuqizuar vajzat dhe gratë, duke edukuar të rinjtë për shëndetin seksual dhe riprodhues, duke riformuar politikat, mund të sigurojmë që çdokush të ketë autonomi të plotë mbi trupin e tij/saj.

Leave a Reply