AstraZeneca ndërpret testimin e vaksinës tek fëmijët
Universiteti i Oksfordit njofton se po priten të dhëna shtesë nga autoritetet shëndetësore britanike para se të fillojnë testimin sërish të vaksinës AstraZeneca tek fëmijët.
Është ndërprerë për momentin testimi i vaksinës AstraZeneca tek fëmijët me frikën se shkakton mpiksje të gjakut.
Edhe pse shkencëtarët insistojnë se nuk duhet “shqetësuar mbi sigurinë” e testimit, ata thonë se po presin të dhëna shtesë nga Agjencia Rregullatore e produkteve Mjekësore dhe Kujdesit Shëndetësor (MHRA) para se të nisin me punën.
Ky lajm vjen pas deklaratës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që raporti “rrezik-përfitim” i vaksinës AstraZeneca mbetet pozitiv.
“Për momentin nuk ka ndonjë lidhje mes vaksinës dhe problemeve me trombozën”, raporton Rogerio Pinto de Sa Gaspar, drejtues i OBSH-së për rregullimin dhe pre-kualifikimin.
Burimi: DW

Leave a Reply