A duhet të kryej kontrolle për kancerin e qafës së mitrës edhe nëse kam bërë vaksinën?
Po. Të gjithë gratë, duke përfshirë edhe ato që kanë kryer vaksinën kundër HPV, duhet të kryejnë vizita rutinë, të herëpashershme, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Ekzaminimi i cili rekomandohet të kryhet në këto raste është “Pap test”, ekzaminim i cili rekomandohet të kryhet duke filluar nga mosha 21 vjeç ose brenda 3 viteve nga hera e parë që keni kryer marrëdhënie seksuale.

Leave a Reply