Cilat janë efektet anësore të vaksinës HPV?
Vaksina kundër HPV mund të shkaktojë skuqje, ënjtje, ose dhembje në vendin ku është kryer injeksioni. Në raste shumë të rralla, mund të shkaktojë edhe gjendje të fikëti, por gjithsesi mbetet një fenomen shumë i rrallë dhe i pazakontë. Për të evituar një fenomen të tillë mjeku apo infermierja që kanë realizuar vaksinën duhet të sigurohen që ju të qëndroni pa lëvizur për disa minuta pasi keni kryer vaksinën (injeksionin).
A funksionon gjithmonë vaksina kundër HPV?
Vaksina HPV ndihmon dhe është shumë e mirë në parandalimin e prekjes me virusin HPV dhe si rrjedhojë të kancerit të qafës së mitrës. Por në disa raste mund të ndodhë që personat e vaksinuar, gjithsesi, të infektohen nga ky virus.
Për sa kohë jam e/i mbrojtur?
Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se sa kohë vaksina mbron kundër infeksionit HPV por hulumtimet klinike tregojnë se ofron mbrojtje për një periudhë të paktën pesë vjet.
Vaksina HPV ndihmon në parandalimin e prekjes nga sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme? —Vaksina HPV nuk parandalon marrjen apo përhapjen e sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme. Për të parandaluar infektimin nga këto lloj sëmundjesh, pra seksualisht të transmetueshme, ju duhet të kryeni marrëdhënie seksuale të mbrojtura, pra jini të kujdesshëm dhe përdorni gjithmonë prezervativ.

Leave a Reply