Abuzime seksuale në shkolla, vrasje të grave/ Rrjeti “Zëri i të Rinjve”: Të ndërmerren masa të menjëhershme
Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” ka ndjekur me shqetësim ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë, vrasja e grave dhe abuzimet seksuale në shkollë, që nga momenti i publikimit të tyre në media. Nëpërmjet kësaj deklarate publike Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” kërkon që të tërheqë vëmendjen e autoriteteve për t’i trajtuar këto çështje me përparësinë e duhur dhe me një kujdes të veçantë etik dhe profesional. Duke pasur parasysh natyrën e ngjarjeve, nxisim dhe kërkojmë nga autoritet përgjegjëse për trajtimin profesional në përputhje me normat dhe detyrimet që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur.
Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” kërkon:
- Marrjen e hapave ligjore dhe institucionale për të parandaluar këto veprime dhe për të siguruar një ambient të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë në të gjitha shkollat e vendit, si dhe zbatimin e urdhërave të mbrojtjes për gratë e dhunuara.
- Autoritetet përkatëse të marrin masa për mbrojtjen e të dhënave personale dhe jetës private të të miturve dhe familjeve të ekspozuara në këto raste (përcaktime të parashikuara nga nenet 33/b dhe 43 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur).
- Institucionet shtetërore përkatëse, shoqëria civile, komuniteti duhet të reagojnë në mënyrë të menjëhershme për të ngritur mekanizma për raportimin e shpejtë dhe profesional të dhunës në familje dhe në institucionet e edukimit.
Kjo deklaratë mbështetet nga organizatat, anëtare të rrjetit “Zëri i të Rinjve”, si më poshtë:
| 1. AIESEC Albania
2. Aksion Plus 3. Albania Community Assist 4. Fondacioni Arsimor Shqiptar 5. Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut 6. Grupimi “Pesë Plus” 7. H.A.N.A 8. INFINIT PLUS 9. Klubi i të Rinjve “Petro NINI” 10. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve 11. Qendra “ACT for SOCIETY” 12. Qendra “Epoka e Re”
|
13. Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore
14. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) 15. Qendra TED (Trajnim, Edukim, Demokraci) 16. Roma Active Albania 17. Rrjeti Kombëtar i Edukatorëve Bashkëmoshatarë -Y-PEER Albania 18. SOS Fshatrat e Fëmijëve-Shqipëri 19. Together for Life 20. Young Men’s Christian Association 21. Young Women’s Christian Association |

Leave a Reply