A është normale mosmbajtja e urinës pas shtazënisë?
Dr. Vasillaq Vasili, mjek gjinekolog
Mosmbajtja e urinës apo inkontinenca urinare është paaftësia e vezikës për të kontrolluar mbajtjen e urines. Ky problem haset si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt, por më shumë te femrat.
Ajo është një patologji sekonndare dhe lidhet me probleme të tjera shëndetësore si: infeksionet urinare, diabeti, kapsllëku, shtatzënia, mbipesha, menopauza, rrëshqitja e vezikës urinare etj. Zakonisht inkontinenca urinare ndodh në mosha më të mëdha, sidomos pas menopauzës. Por nuk përjashtohen rastet kur kjo ndodh dhe në mosha më të reja.
Inkontinenca urinare nuk është normale tek gratë pas shtatzënisë. Në këto raste, lindja mund të ketë dhënë dëmtime organike dhe mosmbajtja e urinës konsiderohet si patologji e aktit të lindjes.

Leave a Reply