A është normale të kesh gjakrrjedhje pas marrëdhënies seksuale edhe pasi ke humbur virgjërinë?
Mosha: 19
Gjinia: femër
A është normale që pas marrëdhënies të rrjedhë gjak, domethënë hera e dytë pas humbjes së virgjërisë?
Përgjigjet Dr. Lindita Myzyri, mjeke obstetër-gjinekologe.
Përshëndetje!
Cipa e virgjërisë (hymeni) ka disa forma:
Forma elastike – që ka vetëm një herë gjakrrjedhje;
Forma kribroze (si shoshë) – e cila ka rrjedhje gjaku edhe pas disa marrëdhënieve;
Forma gjysmë hënë – që nuk ka rrjedhje hemorragjie fare./ JoTabu.al

Leave a Reply