Higjiena e përditshme intime, çfarë duhet të dini
Lajeni vulvën tuaj çdo ditë.
Vagina ka një ekuilibër aciditeti natyror. Ai e mbron vaginën nga infeksionet. Prandaj është e rëndësishme të mos prishni ekuilibrin e aciditetit në vaginën tuaj.
• Lajeni vaginën tuaj me ujë, duke shkuar nga përpara mbrapa.
• Mos përdorni sapun me erë. Përdorni sapun natyror që nuk shkakton irritim. Më mirë është të mos përdorni fare sapun.
• Nuk rekomandohet ta lani vaginën me kokën e dushit të kthyer drejtpërdrejtë nga vagina juaj.• Lajeni anusin nga përpara mbrapa, larg nga vagina juaj. Gjatë periudhës menstruale ndryshoni rregullisht tamponët ose pecetat sanitare.
Shmangni veshjen e rrobave shumë të ngushta rreth gjysmës së poshtme të trupit.
Disa gra i rruajnë qimet pubike. Kjo mund të bëhet për të qenë më tërheqës, por nuk është e nevojshme për një higjienë të mirë. Nëse kujdeseni siç duhet për vulvën tuaj, rrezikoheni më pak që të sëmureni nga një infeksion vaginal.
Burimi: Zanzu / JoTabu.al

Leave a Reply