Pyet mjekun: Si mund të kem gjinj të fortë?
A mund të ketë një mënyrë se si mund ta forcoj gjoksin, pasi e kam shumë të butë? Ju faleminderit!
Përgjigjet mjeku alternativ Hysni Dankshi
Çdo grua apo vajzë dëshiron të ketë një konstrukt të rregullt në gjoks, në bel apo në tërë trupin e saj.
Shpesh femrat mundohen të jenë estetike në pamjen e jashtme (tendenca e të gjitha femrave për një
estetikë sa më tërheqëse), të jenë elegante, me gjokse mesatare apo dhe të mëdha, duke iu drejtuar
qendrave estetike (që janë të shumta tani në Shqipëri) për ndërhyrjen në pamjen e gjoksit për zmadhim
dhe zvogëlim. Por e thjeshtë dhe efikase është edhe kjo metodë.
Gruaja apo vajza që dëshiron të ketë një gjoks të fortë duhet të veprojë kështu: çdo mëngjes lan gjysmën e trupit e sipër, sidomos gjinjtë, me ujë të ftohtë e të përzier me pak uthull dhe në disa raste edhe me copa akulli, për fërkimin e gjinjve.

Leave a Reply