Fakte & Mite mbi Sëmundjet Seksualisht të Trasmetueshme Cilët rrezikojnë më shumë të marrin një infeksion seksual a. Meshkujt rrezikojnë më shumë, pasi mashkulli është nga natyra më “kërkues” për marrëdhënie seksuale. b. Femrat, pasi janë më delikate. c. Të gjithë rrezikojmë. Continue >> Cila është mosha që rrezikon më shumë sëmundjet seksualisht të trasmetueshme? a. Të rinjtë janë veçanërisht në rrezik. Mosha më e goditur nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, është nga 15 deri 25 vjeç. b. Të rriturit janë më shumë të ekspozuar ndaj SST-ve, sidomos pas moshës 25 vjeç. c. Të jesh i ri ose adult, nuk ka aspak rëndësi pasi sëmundja nuk privilegjon askënd. Continue >> Nëse kryen marrëdhënie seksuale me shumë partnerë, a shtohet rreziku për infeksion? a. Mundësia për të marrë një SST, nuk varet nga sa marrëdhënie seksuale kryen, por është çështje fati, varet me kë e kryen. b. Sa më pak marrëdhënie seksuale të bësh, aq më shumë rrezik, pasi kur të jepet mundësia nuk kujdesesh më për asgjë. c. Mundësitë për të marrë një SST, varen edhe nga numri i partnerëve që ke. Sa më shumë partnerë të kesh, aq më të shumta janë mundësitë për të takuar një person me sëmundje seksualisht të trasmetueshme. Continue >> A mund të dallohet nga pamja e parë, një njeri me sëmundje seksualisht të trasmetueshme? a. Një njeri në pamje të parë i shëndetshëm, mund të jetë mbartës i disa SST-ve, për shkak se shumë infeksione nuk shfaqin shenja dhe simptoma. b. Një njeri me SST, dallohet menjëherë pasi ka shenja të dukshme si temperature, humbje të peshës dhe njolla në lëkurë. c. Mund të marrësh një sëmundje seksualisht të trasmetueshme vetëm nga individë që kanë shqetësime në organet gjenitale. Continue >> A është gjithmonë e nevojshme të përdorësh prezervativin kur kyen marrëdhënie seksuale? a. Herën e fundit që kam kryer marrëdhënie seksuale, nuk kam përdorur prezervativin pasi ishte një rast i papritur. Por, mendoj se partneri ishte një njeri i shëndetshëm dhe kemi pasur vetëm një raport. b. Herën e fundit që kam kryer marrëdhënie seksuale, nuk kam përdorur prezervativ sepse, pas muajsh të tërë raportesh të mbrojtura, kemi kryer analizat laboratorike dhe jemi që të dy të shëndetshëm. c. Herën e fundit që kam kryer marrëdhënie seksuale, nuk kam përdorur prezervativin për shkak se partnerja merr kontraceptivë pipulë. Kjo do të thotë që është e shëndetshme. Continue >> PLAY AGAIN ! Social « E vërtetë apo e rreme për bullizmin? Sa njohuri ke mbi “Presionin Seksual”?! »