Navigation

mënyrat për parandalimin e shtatzënisë

Unaza vaginale

Mjet për parandalimin e shtatzënisë (një metodë kontracepsioni). Unaza vaginale është një unazë plastike e tejdukshme dhe elastike që përmban hormone. Gruaja mund ta fusë unazën në vaginën e saj dhe ta heqë siç vepron me një tampon. Një unazë e mbron nga shtatzënia për katër javë.

Read More

Implanti kontraceptiv

Një mënyrë për parandalimin e shtatzënisë(një metodë kontracepsioni). Implanti kontraceptiv është i vogël dhe në formën e shufrës. Mjeku e fut implantin nën lëkurë në parakrahun e një gruaje. Implanti kontraceptiv është i efektshëm për 3 vjet.

Read More
Back to top