Sa i rrezikshëm është gripi tek gratë shtatzëna?
Gratë shtatzëna që preken nga gripi mund të sëmuren shumë më rëndë sesa personat e tjerë. Studimet kanë treguar se gratë shtatzëna me një sëmundje respiratore nga gripi kryejnë më shumë vizita mjekësore, më shumë shtrime dhe qëndrime të gjata në spital. A duhet të imunizohen gratë shtatzëna gjatë gripit…
Pyet mjekun: Më është çrregulluar cikli menstrual, çfarë problemi mund të kem?
Përshëndetje! Kam një shqetësim në lidhje me ciklin menstrual. Herën e fundit kam pasur shumë pak menstruacione, dhe kjo vetëm gjatë kohës kur urinoja. Pjesa tjetër e ditës kalonte shumë pastër. Kjo ka zgjatur 4-5 ditë. Theksoj se nuk kam kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale. Përgjigjet Lulzime Gurra, mjeke gjinekologe pranë…
Çfarë është HPV dhe çfarë rreziku sjell?
Dr. Mehmet Rrodhe, mjek patolog pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3 Tiranë HPV ose Virusi i Papilomës Njerëzore (shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës tek femrat) është një prej viruseve më të zakonshme që qarkullojnë e jetojnë në lëkurën e njeriut e mund të transmetohen nga një person në…
Pyet mjekun: A trajtohen kistet në vezore?
Përshëndetje! A trajtohen kistet në vezore? Përgjigjet mjekja obstetër gjinekologe, Kozeta Mustafaraj Trajtimi varet nga mosha, tipi, përmasat e kistit dhe simptomat shoqëruese të tij: Në shumë raste mund të pritet dhe të rishihet kisti pas disa muaj nëse është i pranishëm apo jo, nëse nuk ka simptoma. Përdorimi i…
Shtimi i nishaneve gjatë shtatzënisë dhe zmadhimi i tyre. Pse ndodh dhe a janë të dëmshëm?
Përgjigjet Violeta Dajci, mjeke dermatologe në QSUT Nuk njihet mekanizmi i shtimit të nishaneve në periudhën e shtatzënisë, por në fakt ndodh. Në shtatzëni ka ndryshime të disa hormoneve në organizmin e gruas, por asnjëri prej tyre nuk ka ndikim direkt në shtimin e melanociteve apo të melaninës. Kjo është…
A kanë efekte anësore kontraceptivët?
Përgjigjet Lumturi Mërkuri, mjeke specialiste e Shëndetit Publik Efektet anësore nga përdorimi i kontracepsionit të urgjencës janë të zakonshme, të ngjashme me ato të tabletave kontraceptive, si dhimbje koke, marrje mendsh, të përziera dhe të vjella, (më rrallë), dhimbje barku, gjakderdhje të parregullta vaginale dhe lodhje. Efektet anësore janë të…
Pyet mjekun: Çfarë e shkakton gjakderdhjen anale?
Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastro-hepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.1, Tiranë Hemorragjia me origjinë nga pjesa e poshtme e traktit tretës (kolon, rektum, anus) manifestohet në trajtën e rrjedhjes së gjakut të pastër të quajtur rektoragji ose gjak i përzier me materialet fekale i quajtur hematokezia. Shumë rrallë, në rastet…
Pyet mjekun: Cilët janë faktorët që e çojnë një çift drejt infertilitetit?
Erlin Kurti, mjek obstetër- gjinekolog pranë spitalit “Mbretëresha Geraldinë“. Faktorët që çojnë drejt këtij infertiliteti në 10-15% të rasteve janë idipatike dhe ne nuk mund t’i vëmë një emër, por një rol të rëndësishëm luan mosha. Një pjesë e madhe e femrave sot mendojnë se duhet përfunduar shkolla, karriera e…
