Humb jetën e reja nga COVID-19
Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm tek Infektivi. Ministria e Shëndetësisë njofton se 34-vjeçarja nga Librazhdi ishte e intubuar, ndërsa vuante dhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. “Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e…
Si përhapet COVID-19? Ministrja Manastirliu poston videon dhe paralajmëron qytetarët
Secili prej nesh mund të infektohet ose të infektojë të tjerët me COVID-19 nëse nuk do të zbatojmë rregullat më bazike të higjienës dhe distancimit social: larja e duarve shpesh, mbajtja e maskës, dezinfektimi i ambieneteve dhe ruajtja e distancës të paktën 1.5 metra. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka…
Miratohet kura që ul vdekshmërinë nga COVID-19
Mbretëria e Bashkuar ka miratuar ilaçin anti-inflamator deksametazon për trajtimin e të gjithë pacientëve me COVID-19 që kanë nevojë për oksigjen, duke përfshirë edhe ata që trajtohen me ventilatorë. Është vërtetuar se ilaçi ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e vdekjes te pacientët me COVID-19 në ventilim në 35% të…
Mjekja apel të fortë grave shtatzëna dhe nënave të reja: Këshillat që duhet të zbatoni për t’u mbrojtur nga COVID-19
Alketa Hoxha, shefja e Neonatologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”, duke parë situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19, vjen me një apel drejtuar nënave të reja apo atyre që pritet të sjellin në jetë një fëmijë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, të publikuar në faqen e ministres së Shëndetësisë, Ogerta…
Abuzimi me 15 vjeçaren/ Silva Caka: Sistemi arsimor i kalbur, në shkolla duhet të përfshihet edukata seksuale
Abuzimi seksual i 15 vjeçares tregoi dështimin e të gjithë hallkave të shtetit. Kështu deklaron në një intervistë ekskluzive për JoTabu.al ish deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka. Por sot kur rreziku i fëmijëve duket se është i madh, zonja Caka thotë se është domosdoshmëri një program i…
Skandali i abuzimit seksual në Kamëz bëri për herë të parë bashkë vipat dhe njerëzit e thjeshtë “Për Fëmijërinë e Vjedhur” (FOTO)
Skandali i abuzimit seksual me 15-vjeçaren në qytetin e Kamzës, ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit që bëri bashkë femrat shqiptare në protestën e zhvilluar në slloganin “Për Fëmijërinë e vjedhur”. Protestat dhe marshimet u zhvilluan pas lajmit që tronditi mbarë opinionin publik, ku…
OKB Shqipëri: Dhënia fund e dhunës seksuale kërkon investime dhe aktivizim të mbarë shoqërisë
Rastet e kohëve të fundit të abuzimeve seksuale, duke përfshirë atë të një adoleshenteje në kryeqytet dhe në Komisariatin e Policisë në Shkodër, kanë shkaktuar indinjatë të gjerë mes shqiptarëve. Çdo formë e abuzimit seksual ndaj një të mituri përbën krim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut me…
Përhapja e COVID-19, informacion në gjuhët e pakicave
Situata e vështirë e shkaktuar nga përhapja e COVID-19, është edhe më e vështirë për grupet vulnerabël dhe pakicat kombëtare të cilat hasin barriera gjuhësore kur përballen me pandeminë. Pasi Qeveritë janë përgjegjëse për dhënien e informacioneve të nevojshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave, përfshirë të drejtën për…
BE me masa të reja kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve
Nga koha e koronës janë shtuar në internet kërkesat e pornografisë me fëmijë. Komisioni Europian reagon në luftën kundër abuzimit seksual ndaj të miturve me një paketë masash parandaluese dhe penale për vendet e BE. Komisioni Europian kërkon së shpejti të paraqesë një paketë përkatëse të vlefshme për të gjithë…
