A shkaktojnë tamponët infeksion?
Dr. Elton Peci, mjek obstetër-gjinekolog
Nëse tamponët nuk ndërrohen çdo 4- 6 orë dhe nëse përdoren tek gjakderdhjet e lehta, atëherë mund të shkaktojnë infeksion, sepse transformohen në mjet për shumimin e bakterieve të ndryshme. Në rastet tek gjakderdhjet e lehta, në mungesë të gjakut, ato thajnë vaginën, e cila bëhet kështu e përshtatshme për zhvillim të mikroorganizmave të ndryshëm.
Përdorimi natën
Edhe pse ata të cilët merren me prodhimin e tyre rekomandojnë përdorimin e tyre natën, unë si gjinekolog nuk ju rekomandoj përdorimin e tyre nëse nuk keni mundësi t’i ndërroni pas 4 -6 orëve.
A mund të përdoren gjatë dushit?
Gjatë dushit, notit në pishinë apo në det tamponët mund të përdoren, por rekomandohet të ndërrohen menjëherë pas aktiviteteve të përmendura, për shkak se dobësohet thithja.
A ndikojnë në sasinë dhe zgjatjen e ciklit?
Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual, por nëse gjatë një cikli tamponi nuk është përdorur në mënyrë të drejtë, mund të shkaktojë infeksion dhe mund të çojç deri te ndryshimi i sasisë dhe intensitetit të gjakderdhjes, por gjatë ciklit të ardhshëm
Çfarë ndodh nëse këputet peri?
Nëse kjo ndodh, duhet që të kërkoni ndihmë tek gjinekologu.
Ndërrimi gjatë ditës
Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 – 6 orë, nëse gjakderdhja është më intensive atëherë edhe më shpesh, gjë që mund ta dalloni nëse peri është përgjakur.

Leave a Reply