Jeta seksuale e të rinjve dhe përdorimi i metodave kontraceptive
Të rinjtë janë shumë pak të informuar dhe të ndërgjegjësuar për metodat kontraceptive. Për grupmoshën 15-19 vjeç 3.5% e të rinjve të pyetur mund të përdornin çfarëdolloj metode dukë përfshirë edhe atë natyrore, ndërsa vetëm 0.3% e të rinjve përdorinin kondomin, sipas studimit demografik dhe shëndetësor 2017-2018. Për grupmoshën 20-24 vjeç vihet re se është i lartë përdorimi i çfarëdolloj metode natyrore, kurse prezervativi mashkullor mbeten në 1.7%, një nivel mjaft i ulët.
Periudha nga mosha kur bëhet seks për herë të parë deri tek ajo e martesës është shpesh periudhë eksperimentimi seksual, që mund të jetë e rrezikshme për shkak të infektimit nga një IST ose HIV.
Studimi Demografik dhe Shëndetësor 2017-2018 tregon se 89 përqind e të rejave të moshës 15-24 vjeç që nuk janë martuar ndonjëherë, nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale, në krahasim me 65 përqind të të rinjve. Të rejat e moshës 15-19 vjeç kanë një nivel të lartë abstinence (95 përqind) sesa të rejat e moshës 20-24 vjeç (75 përqind). Shifrat ndryshojnë ndjeshëm për të rinjtë: 82 përqind e të rinjve të moshës 15-19 vjeç nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale, në krahasim me 35 përqind të të rinjve të moshës 20-24 vjeç.
Të rinjtë e zonave rurale ka më shumë të ngjarë që të mos kenë kryer marrëdhënie seksuale (93 përqind e të rejave dhe 69 përqind e të rinjve) sesa të rinjtë e zonave urbane (83 përqind e të rejave dhe 60 përqind e të rinjve). Përqindja e të rinjve të pamartuar ndonjëherë dhe që nuk kanë pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale është më e lartë në rajonin Malore (95 përqind për të rejat dhe 86 përqind për të rinjtë) dhe më e ulët në Tiranën Urbane (74 dhe 53 përqind, përkatësisht).
Të rinjtë dhe të rejat me arsim të ulët dhe në kuintilin më të ulët të pasurisë ka më shumë të ngjarë që të abstenojnë sesa të tjerët. Ndër të rinjtë dhe të rejat e moshës 15-24 vjeç, që nuk janë martuar asnjëherë, 9 përqind e femrave dhe 30 përqind e meshkujve kanë pasur marrëdhënie seksuale në 12 muajt që i paraprinë studimit. Të rinjtë e zonave urbane ka më shumë të ngjarë se ata të zonave rurale që të pasur marrëdhënie seksuale gjatë 12 muajve të shkuar (12 përqind e të rejave dhe 36 përqind e të rinjve) sesa të rinjtë e zonave rurale (6 përqind e të rejave dhe 26 përqind e të rinjve).
Sipas rajoneve, 17 përqind e të rejave në Tiranën Urbane kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë vitit të kaluar në krahasim me 5 përqind në rajonin Malor. Sikurse edhe me të rejat, përqindja e të rinjve që kanë bërë seks në 12 muajt e kaluar ishte më lartë në Tiranën Urbane (44 përqind) dhe më e ulët në rajonin Malore (12 përqind). Femrat dhe meshkujt më pak të arsimuar të moshës 15-24 vjeç ka më pak të ngjarë se ata me arsim universitar ose më të lartë që thonë se kanë kryer marrëdhënie seksuale. Përqindja e të rinjve që kryejnë marrëdhënie seksuale rritet sa më e ngritur të jetë gjendja materiale e familjes.
Ndër të rejat dhe të rinjtë e moshës 15-24 vjeç, që nuk janë martuar asnjëherë, që kryen marrëdhënie seksuale gjatë 12 muajve që i paraprinë këtij studimi, 28 përqind e femrave dhe 55 përqind e meshkujve e përdorën prezervativin herën e fundit që bënë seks. Femrat e moshës 20-24 vjeç ka më shumë të ngjarë se ato të moshës 15-19 vjeç që të kenë përdorur prezervativin gjatë aktit të fundit seksual (32 dhe 22 përqind, përkatësisht). E kundërta vërehet për meshkujt: të rinjtë e moshës 15-19 vjeç ka më shumë të ngjarë se ata të moshës 20-24 vjeç që të kenë përdorur prezervativin herën e fundit që bënë seks (57 dhe 54 përqind, përkatësisht). Kjo u realizua me mbështetjen e UNFPA. #UNFPA Albania

Leave a Reply