Të zgjidhësh problemet seksuale
Flisni me partnerin rreth problemit seksual dhe lidhur me atë që ndjeni. Gjithashtu flisni rreth asaj që pëlqeni dhe nuk pëlqeni në jetën tuaj seksuale.
Kushtojuni vëmendje vetes dhe partnerit. Gjeni kohë të bëni diçka të këndshme bashkë.
Krijoni një atmosferë intimiteti.
Përpiquni të keni varietet në jetën tuaj seksuale.
Stimuloni dëshirën seksuale të vetes dhe të partnerit:
- Diskutoni me partnerin se si mund të përmirësoni jetën seksuale;
- Flisni rreth fantazive seksuale tuajat;
- Shikoni foto erotike ose një film… ose lexoni një histori erotike…
Sigurohuni që ju dhe partneri jeni eksituar mjaftueshëm kur bëni seks.
Nëse mendoni se e përdorni pornografinë shumë, përpiquni të kontrolloni sjelljen, për shembull duke:
- kufizuar kohën që përdorni internetin çdo ditë;
- bërë aktivitete të tjera që t’ju japin një ndjenjë të këndshme: sporte, hobe…
Nëse nuk gjeni një zgjidhje me partnerin ose problemi vazhdon, flisni me një profesionist shëndeti.
Burimi: Zanzu / JoTabu.al

Leave a Reply