Rritja e aftësisë advokuese të nxënësve
Rritja e aftësisë advokuese të nxënësve, qëllimi i organizatës ACFEP në projektin që po zbaton në tri shkolla në Durrës
Në shtator të vitit të shkuar, organizata Albanian Center for European Policies (ACFEP) nisi zbatimin e projektit ‘Përfshirja e nxënësve në politikat vendore për infrastrukturën në shkollat e mesme’, një projekt i cili zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendorë (ReLOaD), financohet nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Objektivi kryesor i këtij projekti është rritja e aftësisë advokative të nxënësve për sa i përket infrastrukturës në shkolla.
Projekti do të zgjasë 10 muaj dhe ka si qëllim përfshirjen e nxënësve në evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës në tre shkollat e Bashkisë së Durrësit, gjimnazin ‘Dom Nikoll Kaçorri’, gjimnazin ‘Manëz’ dhe shkollën 9-vjeçare ‘Njasi Mastori’ në Sukth të Ri.
Nga fillimi i zbatimit të projektit deri sot janë zhvilluar një seri prej 15 trajnimesh me tema si: pushteti vendor, pjesëmarrja në vendimmarrje, advokimi me pushtetin vendor, buxheti i bashkisë dhe hartimi i projekteve. Nxënësit e të trI shkollave janë treguar aktivë dhe të përqendruar për të mësuar gjëra të reja dhe në ndihmë të shkollës. Gjatë trajnimeve nxënësit kanë shfaqur problematikat që lidhen infrastrukturën në shkolla, si p.sh: mungesa e ngrohjes në klasa, mungesë e laboratorëve dhe sallave te informatikës mungesë e hapësirave të gjelbërta etj. Gjithashtu, janë zhvilluar takime me drejtorët dhe mësues të shkollave, të cilët gjithashtu ngrejnë të njëjtat probleme.
Në muajt në vijim janë organizuar aktivitete të tjera, të cilat kanë aftësuar më tej nxënësit për të qenë të aftë dhe më të përgatitur për të adresuar problemet që lidhen me infrastrukturën në shkolla. Disa nxënësve u është mundësuar të zhvillojnë intership pranë ambjenteve të Bashkisë dhe në institucioneve të varësisë, që i ndihmoi ata të kuptojnë në praktikë si funksionon puna në institucione. Gjithashtu, janë planifikuar takime me përfaqësues të Bashkisë dhe shkollat, në mënyrë që nxënësit të adresojnë problemet e tyre edhe në Bashki.
Në fund të projektit, secila nga shkollat do të përfitojë një fond të caktuar për zgjidhjen e një problematike që nxënësit e mendojnë si më urgjenten për t’u zgjidhur. / JoTabu.al

Leave a Reply