A ndihen të rinjtë nën presion për të kryer marrëdhënie seksuale?
“Flasim për këtë gjatë gjithë kohës”, thotë 16-vjeçarja Maja.
Këto tema nuk janë më tabu për të rinjtë.
Një anketë e fundit nga National Survey of Sexual Attitudes and Lifestyles (Natsal) sugjeron se 1/3 e vajzave dhe ¼ e djemve të moshës 17-24 vjeç ndihen të penduar që kanë kryer marrëdhënie seksuale në moshë aq të re.
Por, a po ndikojnë mediat sociale, emisionet televizive ku diskutohet “gjatë gjithë kohës” për seksin apo miqtë të cilët i rrethojnë në faktin që të rinjtë kryejnë marrëdhënie seksuale në moshë aq të re dhe pendohen për këtë?
Në intervistat e thelluara me të rinjtë, ata kanë pranuar që ka raste kur adoleshentët ndihen nën presion për të kryer marrëdhënie seksuale, sepse të njëjtën gjë kanë bërë edhe bashkëmoshatarët e tyre, dhe i frikësohen faktit që kur të shkojnë në universitet mund të bien pre e bulizmit.
Rezultatet e anketës tregojnë se 40% e vajzave të intervistuara mendonin që eksperienca e tyre e parë seksuale nuk ka ndodhur në kohën e duhur. Vetëm 26% e meshkujve ndanë të njëjtin mendim.
Të rinjtë mendojnë se si emisionet televizive ashtu edhe mediat sociale po ndikojnë që të flasin hapur në lidhje me këto tema, si dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale në moshë më të re.
Disa të rinj mendojnë se mediat sociale po i bëjnë gjeneratat e reja të evoluojnë më shpejt.
Burimi: BBC / JoTabu.al

Leave a Reply