Cila është mosha e duhur për të humbur virgjërinë?
Kryerja e marrëdhënieve seksuale në moshë shumë të re është pendimi më i madh i të rinjve sot, ka zbuluar një studim britanik i sjelljeve seksuale.
Më shumë se një e treta e vajzave dhe një e katërta e djemve kanë pohuar se kryerja e marrëdhënieve seksuale për herë të parë gjatë adoleshencës ose në fillim të 20-ave nuk ka qenë e duhura për ta.
Për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve ka disa ligje, të cilat përcaktojnë, se në çfarë moshe të rinjtë kanë të drejtë të kryejnë marrëdhënie seksuale. Kështu, mosha e pëlqimit për angazhim në marrëdhënie seksuale është 16+.
Anketa e fundit nga Studimi Kombëtar i Sjelljeve Seksuale dhe Mënyrës së Jetesës thotë se shumë të rinj mund të mos jenë gati në këtë moshë për të kryer marrëdhënie seksuale.
Studimi jep një pamje të qartë të sjelljeve seksuale në Britani.
Gjatë studimit të fundit, të publikuar te revista BMJ Sexual & Reproductive Health, shkencëtarët analizuan përgjigjet e gati 3000 të rinjve të cilët kanë plotësuar anketës mes viteve 2010-2012.
Rezultatet
Përgjigjet treguan se gati 40% e të rejave dhe 26% e të rinjve ndjejnë që eksperienca e tyre e parë seksuale nuk ka ndodhur në kohën e duhur. Kur u pyetën në intervista më të thelluara, shumica thanë që do të donin të kishin pritur më gjatë për të humbur virgjërinë. Shumë pak thanë se duhet të kishin kryer më parë.
Shumica kishin kryer marrëdhënie pasi kishin mbushur 18 vjeç, ndërsa gjysma kishin kryer në moshën 17 vjeç. Gati 1/3 kishin kryer marrëdhënie para se të mbushnin 16 vjeç.
Kur është koha e duhur?
Pyesni veten:
- A është e duhura?
- E dua partnerin/partneren?
- A më do ai/ajo aq shumë?
- Kemi folur për përdorimin e prezervativëve dhe parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe HIV-it?
- A kam mundësi që të them “Jo” në çdo moment që ndryshoj mendje dhe të dy do ta pranojmë këtë?
Nëse i përgjigjeni me “Po” të gjitha këtyre pyetjeve, mund të jetë koha e duhur. Por, nëse marrin përgjigje pozitive edhe ndonjëra nga pyetjet e mëposhtme, atëherë mund të mos jetë koha e duhur.
- A ndihem nën presionin e dikujt, partneri apo miqtë?
- A do të pendohem më pas?
A po mendoj të kryej marrëdhënie seksuale për të impresionuar miqtë apo që të mos dukem keq tek ta? - A po kryej marrëdhënie vetëm për të qëndruar me partnerin?
Burimi: BBC / JoTabu.al

Leave a Reply