Problemet dhe shqetësimet seksuale
Shumë njerëz, njësoj të rinj dhe të vjetër, përjetojnë një problem seksual gjatë jetës së tyre. Kjo është normale.
Shumica e problemeve seksuale zhduken vetë pas një periudhe të shkurtër. Ato shpesh shkaktohen nga:
- stresi;
- sëmundja;
- lodhje;
- probleme të marrëdhënies;
- partnerët kanë pritshmëri të ndryshme të jetës së tyre të seksit.
Problemet seksuale të zakonshme
Problemet seksuale të zakonshme janë:
- mungesa e dëshirës seksuale ose zvogëlimi i dëshirës seksuale;
- një nga partnerët ka më shumë ose më pak dëshirë seksuale se tjetri;
- një vaginë e thatë;
- ejakulacioni i parakohshëm;
- probleme me ereksionin;
- asnjë orgazëm ose një orgazëm që arrin tepër shpejt;
- tepër tension që vjen nga muskujt e dyshemesë së legenit;
- dhimbje gjatë penetrimit.
Varësi ndaj pornografisë
Disa njerëz krijojnë varësi ndaj pornografisë. Nuk është problem nëse shikoni pornografi, por nëse shikoni shumë dhe tepër shpesh mund të bëhet një problem. Kjo mund të shkaktojë të keni pritshmëri jo reale të seksit. Gjithashtu mund të ketë një influencë në jetën tuaj sociale ose të shkaktojë tension në marrëdhënien tuaj.
Burimi: Zanzu / JoTabu.al

Leave a Reply