Fakte mbi të rinjtë e Bashkisë së Përmetit
Ky publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i financuar nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN WOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.
Në periudhën Prill – Maj 2018 janë anketuar 100 të rinj nga Bashkia e Përmetit me qëllim matjen e njohurive të tyre mbi:
a. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)
b. Shëndetin Seksual dhe Riprodhues
c. Programet dhe shërbimet e Bashkisë për të rinjtë
PROFILI I TË RINJVE TË ANKETUAR:
· Grupmosha: 14 – 29 vjeç
· Vendndodhja:
68 % nga zonat urbane
– Shkolla 9 vjeçare “Meleq Gosnishti”
– Shkolla 9 vjeçare “Nonda Bulka”
– Shkolla e mesme “Sami Frashëri”
32 % nga zonat rurale
– Shkolla “1 Maji”, Njësia Administrative Piskovë
– Petran, Njësia Administrative Piskovë
Përmbajtja e këtij Publikimi është përgjegjësi e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në emër të rrjetit të organizatave “Zëri i të rinjve”.
Opinionet e shprehura këtu janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionet e UNFPA-së, UN Albania apo SDC.
http://observator.org.al/wp-content/uploads/2018/08/Fact-Sheet-Bashkia-P%C3%ABrmet.pdf

Leave a Reply