Shërimi i çrregullimeve menstruale?
Dieta. Rregullat e pergjithshme të ushqimit të shëndetshëm vlejnë për të gjithë, duke përfshirë frutat dhe perimet e freskëta dhe duke i’u shmangur ushqimit jo të shëndetshëm. Disa ndryshime në ushqim 14 ditë para menstruacioneve mund t’i ndihmojnë femrat me probleme të dhimbjeve menstruale. Te disa femra ndihmon evitimi i mishit të kuq dhe prodhimeve qumështore, kafeinës dhe alkoolit.
Disa studime vërtetojnë se marrja e vitaminës B1 (tiamines) ndikon në zvogëlimin e dhimbjeve menstruale. Aktiviteti fizik është shumë i rëndesishëm për ruajtjen e shëndetit. Preferohet që aktiviteti të mos jetë shumë energjik. Preparatet bimore. Preparatet në bazë bimore dhe çajrat e ndryshme janë efikas për zbutjen, madje edhe për zhdukjen e simptomave të ndryshme gjatë ciklit menstrual. Çaji i kamomilit, majdanozit, mentes, kanë rezultuar shumë efikase.

Leave a Reply