3 arsye pse keni më shumë perioda se shoqet?
Jo të gjitha vajzat dhe gratë kanë perioda me shenja dhe ditë të njëjta. Disa kanë më shumë dhimbje mesi, dhimbje koke, më shumë lodhje dhe oreks. Apo edhe simptoma të tjera, që sipas mjekësisë konsiderohen normale. Më poshtë janë disa nga arsyet se përse mund të keni më shumë ose më pak dhimbje se shoqet tuaja.
Dieta e keqe; shkaktar mund të jetë edhe mosha; ushtrimet fizike. Kurse femrat që nuk bëjnë ushtrime fizike mund të kenë perioda më problematike se femrat që bëjnë ushtrime. Mirëpo kjo nuk duhet t’ju shtyjë të bëni më shumë ushtrime. Ndonjëherë prej lodhjes dhe ushtimeve të tepruara ato nuk iu vijnë fare ose shumë pak. Bëni kujdes me aktivitetet që kryeni para ose gjatë atyre, sepse mungesa e periodave për muaj të tërë sjell efekte anësore.
“Nëse prej disa muajsh femrat kanë një dietë të keqe, kjo mund të shkaktojë më shumë rrjedhje menstruale”, thotë Dëeck. Një studim mbi vajzat në moshën shkollore gjeti se vajzat që hanë ushqime të pashëndetshme vuajnë gjithashtu edhe nga simptoma të shumta paramenstruale.
Vitet e para pasi fillojnë periodat, nuk ndodh ovulimi dhe për këtë arsye ciklet më të gjata janë normale, thotë një specialiste. Me kalimin e moshës, periodat bëhen më të rregullta dhe zgjasin më pak. Disa femra e kanë fazën më të vështirë të periodave gjatë perimenopausës që është faza përpara menopauzës. Gjatë kësaj kohe ato kanë më shumë dhimbje dhe gjakderdhje. Kjo ndodh deri në moshën 40 ose 50 vjeç.

Leave a Reply