Përvojat e prindërve të rinj
Shumë nëna të reja dhe baballarë të rinj na kanë treguar se fëmija i tyre i parë ishte i paplanifikuar dhe se foshnja ishte ngjizur për shkak të problemeve me kontracepsionin ose për mos përdorim te kontracepsionit.
Një djalë të cilit nuk i pëlqen kondomi, tregoi se për shkak të vështirësive për të gjetur kontracepsion të përshtatshëm, si pasojë kanë ardhur në jetë 2 foshnja të paplanifikuara deri më tani.
Babai i ri që na tregon këtë eksperiencë është vetëm 23 vjeçe. Ai është pjesë e komunitetit rom.
Jo tabu sjell një pjesë nga rrëfimi:
Po kontracepsioni ka dështuar për mua, por unë s’e kam problem. E dua fëmijën tim, i dua fëmijët e mi, kështu që nuk e mendoj aspak si një problem.
Si ndodhi? Kontracepsioni besoj ka pasur probleme. Mendoj se është çarë.
Partnerja juaj nuk e ka përdorur kontracepsionin e urgjencës atëherë?
Në atë kohë ajo nuk e dinte sepse ne po përpiqeshim të shkonim në një klinikë dhe ata donin të bënin rezervin për takimin dhe ju e dini se dua të them, disa nga këto klinika janë të çuditshme.
Ne po përpiqeshim të gjenim një rrugë dhe provuam të regjistrohemi në disa klinika, por secila na thoshte se “duhet të jeni të regjistruar në këtë zonë” përndryshe s’bëhet. Kështu që koha kaloi pa u regjistruar diku dhe kur kuptuam se kishte ndodhur.
Pra nuk shkuat te mjeku juaj në atë kohë?
Jo nuk mund të shkonte në klinikë, tek mjeku i saj për shkak se u zhvendos atë kohë, dhe normalisht ndryshoi dhe adresën.

Leave a Reply