Infeksionet urinare, si t’i parandalojmë
Mund të merrni masa për uljen e rrezikut për zhvillimin e infeksioneve të traktit urinar:
Pini shumë lëngje, sidomos ujë. Konsumimi i ujit bën që të urinoni më shpesh, kështu bakteret dalin nga trakti urinar para se të zhvillohet një infeksion.
Pini lëng boronice – Edhe pse studimet janë paksa kontradiktore nëse lëngu i boronicës parandalon infeksionet urinare, e rëndësishme është që ky lëng nuk është i dëmshëm.
Pastrohuni nga para-pas – Ky veprim parandalon përhapjen e baktereve nga pjesa anale tek vagina dhe uretra.
Boshatisni fshikëzën e urinës menjëherë pas aktit seksual. Pini gjithashtu një gotë me ujë për të nxjerrë jashtë bakteret.
Shmangni produktet kozmetike që shkaktojnë irritime. Përdorimi i deodorantëve apo pudrave në pjesët gjenitale mund të irritojë uretrën.
Ndryshoni metodën kontraceptive. Diafragmat ose prezervativët e palubrifikuar mund të çojnë në zhvillimin e baktereve.
Burimi: Mayo Clinic

Leave a Reply