Pyet specialistin: Kam dhimbje në fund të barkut pas seksit…
Kam shumë dhimbje në fund të barkut pas seksit. Çfarë mund të bëj për t’i lehtësuar këto dhimbje?
Arsyet e dhimbjeve pas seksit mund të jenë për arsye të ndryshme. E para, mund të ndodhë për shkak të një dëmtimi mekanik në mukozën e vaginës. Kjo ndodh pas një seksi mjaft aktiv. Në këtë rast, mundohuni që herës tjetër të kryeni marrëdhënie të cilat nuk ju shkaktojnë dhimbje.
Por, arsyeja më e zakonshme është për shkak të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, si sifilizi apo gonorrea. Dhimbjet mund të jenë edhe si pasojë e inflamacionit të organeve të sistemit riprodhues. Në këto raste duhet të konsultohesh me mjekun gjinekolog, i cili do vendosi për kurën e duhur pas analizave të nevojshme./JoTabu.al

Leave a Reply