Pyet specialistin: Kam çrregullime të ciklit menstrual…
Përshëndetje! Kam probleme me menstruacionet. Ka disa kohë që më vijnë një herë në dy muaj. Më kanë ardhur në shkurt, pastaj hera e fundit që më kanë ardhur ka qenë në fillim të prillit. Çfarë mund të jetë, sepse jam shumë e shqetësuar?
Përgjigjet Lulzime Gurra, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore nr.1, Tiranë.
Duhet të bëjë patjetër një eko gjinekologjike për të përjashtuar çdo problem të mundshëm.
Cili menstrual mund të ndryshojë si pasojë e ndonjë situate stresuese që kalon femra, nga rënia ose shtimi i shpejtë në peshë, ndryshimi i klimës etj, por mund të jetë edhe për shkaqe shëndetësore, si për shembull, infeksionet e ndryshme, tiroidet, miomat, polipet apo edhe kistet në vezore./ JoTabu.al

Leave a Reply