Pyet specialistin: Bëhem nervoze para se të më vijnë menstruacionet…
Unë vuaj shumë në periudhën para se të më vijnë menstruacionet. Kam shumë dhimbje, më vjen për të vjellë, kam një skuqje në fytyrë dhe, më e keqja, bëhem tepër nervoze, sa nuk e merrni me mend dhe më kap një melankoli.
Një herë kam pyetur një gjinekolog, por m’u përgjigj se kështu janë hormonet e trupit tim.
Përgjigjja nga mjekja Kozeta Mustafaraj
Bëhet fjalë për sindromin premenstrual. Ka shumë faktorë që ndikojnë, por përgjithësisht është reagim i organizmit karshi ndryshimeve hormonale. Pas një kontrolli tek mjeku përkatës, pasi përjashtohen faktorët apo sëmundje të tjera shoqëruese, mund të merret mjekim./ JoTabu.al

Leave a Reply