Çfarë mendoni se duhet bërë për të dekurajuar vajzat që të mos mbeten shtatzënë?
Ekskluzive për Jotabu:
Kjo është një pyetje shumë e vështirë, që në fakt kërkon të mendohesh përpara se të japësh një përgjigje.
Unë jam 19 vjeç, nga Berati dhe jetoj në Tiranë. Mendoj se gjithçka në të vërtetë fillon nga familja, prejardhja e familjes dhe çfarë ju mësojnë prindërit tuaj. Kjo s’do të thotë se prindërit t’ju ngulisin me zor gjëra në kokë, por t’iu flasin mbi tema që lidhen me suksesin, jo direkt mbi temat që shikohen si problematike. Ata gjithmonë duhet të jenë të prirur t’iu këshillojnë të bëni gjëra të mira për të pasur sukses. Duhet të ecni në rrugën e duhur për të përfituar gjëra të mira për veten tuaj. Kjo është ajo çfarë duhet të bëjnë, jo t’iu flasim vetëm për faktin se s’duhet të mbeteni shtatzënë në moshë të re.
Nëse ata e bëjnë një gjë të tillë që kur fëmijët e tyre janë në moshë të re atëherë mund të funksionojë. Sepse mësimet dhe drejtimet që fëmija do marrë në jetë që aty fillojnë. Kështu ka funkionuar me mua të paktën. Prindërit që në moshë të vogel më kanë edukuar me idenë se duhet të mësoj dhe arsimohem. Në shkollë kam pasur nota të mira dhe vazhdoj të fokusohem në këtë drejtim sepse e di që vetëm kështu mund të bëhem e pavarur, dhe të kem jetën që dua. Tanimbarova vitin e parë në universitet dhe e kuptoj sa të vlefshme kanë qenë idetë pozitive dhe frymëzuese me të cilat familja më ka ushqyer.
Unë nuk dua që gjithmonë të jetoj në Tiranë, aty ku jetoj tani, por dua të kem gjëra të bukura, të arsimohen, të gjej një punë dhe nuk dua të bëj gjëra që më kthejnë pas, në prapambetje.
Komplet ndryshe ndodh kur familja nuk interesohet për ty. Më e keqja është sidomos kur keni një famije me sfond jo aq të mirë dhe prindër që nuk u intereson se çfarë bëni edhe nëse qëndroni jashtë gjithë natën. Filloni të pini megjithatë familja nuk është e interesuar për shollën ose punën tuaj. Kështu përfundoni duke bërë gabime, sepse e dini që prindërve nuk iu intereson vërtet çfarë keni bërë dhe as do ta marrin mundimin t’ju flasin për këtë. Kryesore eshte qe familja t’iu nxise drejt suksesit duke hedhur hapat e duhur ne kohene duhur.

Leave a Reply