Abortimi
Abortimi është një procedurë mjekësore të cilën një mjek specialist e kryen tek ju për t'i
dhënë fund shtatzënisë tuaj. Abortimi mund të kryhet nën disa kushte të caktuara dhe në konformitet me ligjin në fuqi. Para se të bëni një abortim, ju duhet të merrni pjesë në një seancë këshillimi me
mjekun specialist.
Këshillimi
Një mjek specialist bisedon me ju në lidhje me gjendjen tuaj, opsionet e ndryshme,
ndihmën financiare dhe sociale në dispozicion dhe metodat e kontracepsionit. Seanca e
këshillimit zhvillohet disa ditë para se të merret një vendim për abortim ose jo.
SHËNIM:
Abortimi nuk është një metodë kontracepsioni. Ai është një zgjidhje në raste të veçanta
urgjence dhe siç parashikohet në ligj.

Leave a Reply