Më kanë dalë disa puçrra të vogla rreth penisit…
Përshëndetje! Më kanë dalë disa puçrra të vogla rreth kokës së penisit, që nuk hiqen. Ka dy vite e gjysmë që më kanë dalë. Nuk kam as kruajtje, as dhimbje. Më ndihmoni me ndonjë këshillë.
Përgjigjet Evin Dani, mjek androlog.
Për sa i përket puçrrave në kokën e penisit apo në lafshën e tij, shkaqet mund të jenë të ndryshme. Megjithëse pacientët i referojnë si puçrra, shpesh herë mund të bëhet fjalë edhe për patologji. Në rast se kjo shoqërohet edhe me skuqje të zonës përreth, kruajtje, djegie dhe shtim të sekrecioneve me erë të keqe, mund të kemi të bëjmë me atë që quhet balanco plastic dhe ndodh kryesisht tek meshkujt që nuk janë bërë synet.
Lafsha e penisit favorizon për këtë gjendje dhe marrja e mjekimit në përgjithësi e qetëson pacientin shumë shpejt. Mjekimi i cili konsiston në solucione difektoze, pomadë apo lloje të ndryshme xheli, zgjat maksimumi 5 ditë. Në rast se nuk qetësohet apo përsëritet, mund të shkojmë drejt një ndërhyrje tjetër, që është synetllëku, në mënyrë që ky pacient mos të ketë më probleme të tilla.

Leave a Reply