Fuqizimi i rrjetit “Zëri i të Rinjve”, Bashkia Shkodër – Histori Suksesi
“Investimi real dhe i dedikuar në përfshirjen e të rejave dhe të rinjve – drejtim kryesor i punës së
Bashkisë Shkodër”
Edhe pse rinia në Shqipëri është pjesë e programit dhe politikave të qeverisë dhe citohet si grup prioritar në dokumenta të veçantë të hartuar për këtë qëllim, aktivizimi i të rejave dhe të rinjve në praktikë dhe përfshirja e tyre në bashkëqeverisje, kërkon gërshetim të vëmendjes, veprimeve dhe burimeve – sidomos financiare – të dedikuara realisht nga qeverisja qendrore në bashkëpunim me atë vendore. Misioni i Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020, qartësisht evidenton nevojën për “përmirësim të cilësisë së jetës së të rejave e të rinjve dhe forcim të statusit të tyre, përmes zhvillimit të më shumë mundësive në edukim, punësim, shëndetësi, kulturë, si dhe rritje të pjesëmarrjes së plotë të
tyre në shoqëri dhe vendim-marrje”.
Por përmbushja e këtij misioni në praktikë, mbetet larg realitetit nëse nuk ndërmerren hapa konkretë, sidomos nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të cilat detyrimi dhe përgjegjësia për trajtimin me prioritet të rinisë shprehet qartësisht edhe në Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” (kryesisht në nenet 22-30 që evidentojnë parimet për ushtrimin e funksioneve në fushat e infrastrukturës, shërbimeve publike, shërbimeve sociale, kulturës, sportit, shërbimeve argëtuese, si dhe në një sërë
fushash të tjera).
Bashkia Shkodër, është një nga njësitë e vetëqeverisjes vendore që nuk ka humbur kohë për hedhjen e hapave konkretë në këtë drejtim. Të rejat dhe të rinjtë janë grup i synuar dhe prioritet për këtë bashki, pasqyruar si në plane të përgjithshme e të veçanta, ashtu edhe në shifra konkrete, të buxhetuara e shpenzuara rregullisht këto tre vitet e fundit.
Fuqizimi dhe zgjerimi i aktivitetit të rrjetit Zëri i të rinjve Bashkia Shkodër Histori suksesi.pdf
Ky publikim u realizua në kuadër të zbatimit të programit “Për ngritjen, koordinimin dhe zgjerimin e platformës advokuese të shoqërisë civile mbi çështjet e Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) dhe Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDGs)”.

Leave a Reply