44.E drejta për informacionin kontraceptiv
E drejta e grave dhe adoleshentëve për informacione e shërbime kontraceptive bazohet në të drejtat themelore të njeriut. Programi i Veprimit i Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin e njohu “të drejtën e burrave dhe grave për t’u informuar dhe për të pasur qasje në metoda të sigurta, efektive, të pranueshme të planifikimit familjar sipas zgjedhjes së tyre”. Përveç kësaj, të drejtat e fëmijës kanë treguar se “shtetet palë duhet t’u sigurojnë adoleshentëve qasje në informacione seksuale e riprodhuese, duke përfshirë planifikimin familjar, kontraceptivët, rreziqet e shtatzënisë së hershme, parandalimin e HIV dhe parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) . ” Aplikimi i një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut në ofrimin e informacionit kontraceptiv dhe shërbimeve mund të lehtësojë përmbushjen e këtyre detyrimeve nga shteti dhe të promovojë realizimin e plotë të të drejtave themelore të grave e të të rinjve.
Burimi: UNFPA

Leave a Reply