22.Rëndësia e shëndetit riprodhues, si ta sigurojmë?
Shëndeti riprodhues është një shqetësim i përjetshëm për gratë dhe burrat, që nga foshnjëria në pleqëri. Dëshmitë tregojnë se shëndeti riprodhues në cilëndo prej këtyre fazave të jetës ka një efekt të thellë në shëndetin e dikujt më vonë. UNFPA mbështet programe të përshtatura për sfidat me të cilat njerëzit përballen në kohë të ndryshme në jetën e tyre, duke përfshirë edukimin gjithëpërfshirës të seksualitetit, planifikimin familjar, kujdesin e barkut dhe lindje të sigurt, kujdesin pas lindjes, shërbimet për parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, diagnozë të hershme dhe trajtimin e sëmundjeve të shëndetit riprodhues (përfshirë kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës).
Për të mbështetur shëndetin riprodhues gjatë gjithë ciklit jetësor, shërbimet nga një sërë sektorësh duhet të forcohen, nga sistemet shëndetësore dhe arsimore deri në sistemet e transportit, të cilave iu kërkohet të sigurojnë kujdes shëndetësor të aksesueshëm. Të gjitha përpjekjet për të përkrahur shëndetin seksual dhe riprodhues mbështeten në sigurimin e paisjeve të domosdoshme shëndetësore, siç janë kontraceptivët, ilaçet për shpëtimin e jetës dhe pajisjet themelore mjekësore.
Burimi: UNFPA

Leave a Reply